Kryetar i LDK-së, Lumir Abdixhiku, është deklaruar rreth protestës që PSD-ja e ka paralajmëruar për të shtunën si shenjë kundërshtuese ndaj marrëveshjes Kosovë-Serbi.
Ai la të kuptojë se një protestë të tillë nuk e mbështet partia që ai e udhëheq.
“Kjo është çështje e tavolinës negociuan, nuk është çështje e rrugës”, tha ai në Rubikkon.
“Tani kur BE-ja dhe 27 shtete të BE-së, thonë se po e amendamentojnë kornizën integruese tuaj për BE sepse deklarimi juaj është i vlefshëm për neve sesa nënshkrimi, çka ki me bo ti?”, pyeti Abdixhiku.
Ai tregoi se diskutimet e tyre në parlament kanë qenë pjesë e opozitarizmit si subjekt politik.
“Ne kemi qenë të shqetësuar sa i përket nenit 7 në Kuvendin e Kosovës. Ekziston një vullnet që me tregu një realitet paralel, me fol për populizëm”, ka thënë deputeti i LDK-së.