Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se që nga dita e nesërme ai do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
Humolli tha se ky vendim ka ardhur pas pakënaqësive të tij në Vetëvendosje dhe për shkak se subjekti në fjalë nuk i ka marrë parasysh kërkesat e tij.
Për kët ka reaguar profesori nga Amerika, Binak Maxharraj i cili ka thënë se ai do të mbetet rrugëve sikur koleget e tij të cilët vite më përpara u larguan nga Lëvizja.
Shkrimi i plotë:
FATMIR, RRUGA E MBARË?!
Sepse ke me mbetë rrugëve si kolegët tu që ikin nga LVV para sa viteve?
Deputeti i Vetëvendosjes, Fatmir Humolli, ka thënë se që nga dita e nesërme ai do të jetë deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
Pra rruga e mbarë, ishalla të prin fati. Por a e dinë se çka i gjenë ata që ndahen nga torishta. Thonë se i hanë ujku.
Pyeti ata 12 rebelat e LVV që ikën para katër viteve se ku janë. Janë bërë pikë e pesë, as vetit s’po ia dijnë qarën po sillen poshtë e përpjetë si të qartur.
Ndoshta ti nuk e ke fatin e tyre. Të shkosh te Pronto Partia aty s’ka mbetë asgjë as me thur lesh nuk mundësh, me shku te LDK aty është hallakamë e madhe nuk dihet se kush kollitet aty sepse aty janë hala udbashat e vjetër si Isa Mustafa, Skënder Hyseni, Lutfi Haziri, e mos vetë për Lumir Abdixhikun se pse atë nuk e pyet kush.
Pra, a din çka më së miri të bjenë me shku te Dradan Molliqaj sa me ja shtu një argat për lotesjellës nëse ka nevojë.