Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia sot pritet të vizitojnë Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.
Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga ministria e Shëndetësisë.
Në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK planifikohet të fillojnë shërbimet për Fertilizim të Asistuar Mjekësor (FAM) në shërbimin publik.
Në njoftim thuhet se vizita është planifikuar për në orën 11:00 në Klinikën e Gjinekologjisë.