Nënshkruhet memorandumi Kosovë – Mbretëri e Bashkuar për të dhënat gjyqësore

Aktuale

Nënshkruhet memorandumi Kosovë – Mbretëri e Bashkuar për të dhënat gjyqësore

Më: 22 mars 2023 Në ora: 11:20
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla dhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott, sot kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi, përmes së cili mundësohet shkëmbimi i informacioneve të dosjeve penale për shtetasit e këtyre shteteve.

Qëllimi i Memorandumit është forcimi i mëtutjeshëm i bashkëpunimit përmes shkëmbimit të informatave lidhur me të dhënat gjyqësore mes Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar në punën e përbashkët për luftën kundër krimit.

Me nënshkrimin e këtij memorandumi, Republika e Kosovës çdo ditë e më shumë po dëshmohet si shtet serioz, duke e avancuar pozicionin e saj në marrëdhënie ndërkombëtare.

Memorandumi është e hartuar në përputhje me rregullat e përcaktuara nga Konventa e Evropiane për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike, Ligji për Bashkëpunim Juridik Ndërkombëtar në çështjet penale si dhe reflekton praktikat më të mira evropiane.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat