Bajrami: 301 zyrtarë publikë janë arrestuar gjatë qeverisjes Kurti

Aktuale

Bajrami: 301 zyrtarë publikë janë arrestuar gjatë qeverisjes Kurti

Më: 22 mars 2023 Në ora: 18:52
Alban Bajrami

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm për të Drejtat e Njeriut për vitin 2022 për Kosovën, në të cilin përmendet korrupsioni i lartë qeveritar dhe mungesa e hetimit dhe përgjegjësisë për dhunën me bazë gjinore.

Alban Bajrami, deputet nga Lëvizja Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës thotë se nuk e ka lexuar raportin e DASH-it, por thekson se lufta kundër korrupsionit është element bazik i çdo shteti normal.

“Në raport me atë se cfarë duam, natyrisht që ka hapësirë shumë për të bërë edhe më mirë.

Mendoj se kjo qeveri i ka pasur dy rrugë, në të cilat është dashur të shkojë fuqishëm përpara dhe besoj se deri diku e ka arritur këtë gjë. Lufta kundër korrupcionit është element bazik i cdo shteti normal”, deklaroi Bajrami në emisionin Info Magazine.

Megjithëse, raporti i DASH-it përmend nivelin e korrupsionit edhe në instancë qeveritare, deputeti i mazhorancës shpjegon se Kosova, gjithashtu është renditur në pozita më të larta në indekset tjera. Bajrami shpjegon se luftimin e korrupsionit nuk mund ta bëjë vetëm kryeministri Kurti dhe qindëra zyrtarë qeveritarë janë arrestuar.

“Albin Kurti nuk është kryeprokuror e as kryegjykatës i këtij vendi. Ai është kryeministër dhe ka dallim shumë kjo gjë. Ne e bëjmë denoncimin, kërkojmë nga prokuroria dhe gjyqësori  të ndjek secilin veprim që e bën qeveria dhe zyrtarët qeveritarë.  Ka pasur shumë arrestime në këto dy vjetët e fundit, ku 301 zyrtarë publikë të cilët janë arrestuar”.

”Në qoftë se, raporti thotë se ka veprime korruptive, atëherë do të thotë se këtu kemi edhe arrestime. I bie që ne i kemi hapur rrugën sikurse prokurorisë, ashtu edhe gjyqësorin të vazhdojë të ndjekë secilin që pretendon ose ka keqpërdorur buxhetin e Republikës së Kosovës. Prandaj, ka dallim të madh të thirresh në ndjekje dhe të mbrosh ata që vjedhin”, thotë Bajrami.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat