Ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier, ka pritur për një vizitë në Kosovë, ambasadoren Kate Marie Byrnes dhe Gjeneral Major Lasica nga Komanda Evropiane e ShBA-së.
Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka shkruar se e mbështet plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së, njëherit është shprehur krenar për bashkëpunimin e vazhdueshëm.
“SHBA-ja e mbështetë plotësisht tranzicionin gjithëpërfshirës të FSK-së në një forcë mbrojtëse territoriale multi-etnike, profesionale, të ndërveprueshme nga NATO.
Krenar për bashkëpunimin tonë të vazhdueshëm dhe të shkëlqyer”, ka shkruar Hovenier.