Muhaxhiri flet për Qeverinë Kurti

Aktuale

Muhaxhiri flet për Qeverinë Kurti

Më: 22 mars 2023 Në ora: 20:12
Artan Muhaxhiri

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, ka deklaruar se Qeveri “Kurti 2” për dy vjet ka pasur mungesë të fokusimit në disa sektorë e që janë jetik për vendin.

Thotë se e njëjta ka ardhur në pushtet me premtime të mëdha.

“Në përgjithësi mungesa e kësaj qeverie ka qenë fokusimi në shëndetësi, në arsim, në ekonomi , në rritjen e mirëqenies sepse nga kryeministri Kurti janë pritur hapa fundamental në përmirësimin e gjendjes të cilat edhe ai i ka premtuar, por gjatë këtyre dy viteve nuk kemi pa as ndonjë strategji të veçantë, as ndonjë ide konkrete se si të përmirësohet situata ekonomike dhe të rritet mirëqenia e qytetarit të Kosovës”.

Ai tha se qeveria Kurti nuk ka strategji bindëse për ndryshime.

“Ka pas intervenime të vogla, por ato nuk e transformojnë shoqërinë kosovare për të mirë ashtu siç ka premtuar kryeministri Kurti, pra është e pamundshme të bëhen ndryshime shumë të mëdha menjëherë, por problemi me Qeverinë Kurti është që nuk ka strategji bindëse”, ka thënë Muhaxhiri.

Muhaxhiri, ka përmendur edhe një element pozitiv të kryeministrit Albin Kurti.

“Një element pozitiv që është, është një kthesë e kryeministrit Kurti kah realizmi politik në çështjen e dialogut sepse ai ka qenë krejtësisht utopik me idetë e tij kështu rebeluese, por tashmë është ballafaquar me realitetin dhe ka pranuar për të mirën e tij dhe për të mirën e Kosovës”, ka pohuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat