Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovës, Tomas Szunyog, ua ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit të gjithë besimtarëve myslimanë.
”Muaji i shenjtë i Ramazanit është përpara nesh. Iu uroj një agjërim të lehtë të gjithë besimtarëve duke e ruajtur këtë traditë fisnike dhe duke e përdorur atë si kohë për t’u lutur, reflektuar, falur dhe bashkuar me solidaritet me të dashurit, miqtë dhe komunitetin e tyre”, ka shkruar Szunyog në Twitter.
Derisa, muaji i Ramazanit do fillojë më 23 mars.
Kurse, Bajrami është me 22 prill.