Është raportuar se Sylejman Selimi, ish-komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është intervistuar sot nga EULEX-i.
Në një përgjigje nga zyra për informim në EULEX, kanë bërë të ditur se Sylejman Selimi nuk është intervistuar.
Në përgjigjen e tyre, thuhet se EULEX nuk ka mandat për të intervistuar ndonjë person.
“Jo, EULEX-i nuk e ka intervistuar personin të cilin e keni përmendur në emailin tuaj. Misioni nuk ka mandat për ta intervistuar ndonjë person.” – thuhet në përgjigjen e EULEX-it.