Profesori universitar Milazim Krasniqi, ka uruar besimtarët myslimanë për nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.
Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka thënë se të gjithë agjëruesit, kanë rastin e shkëlqyer, që gjatë këtij muaji ta përmirësojnë veten, përcjell Bota sot.
Urimi i tij i plotë:
Të dashur vëllezër e motra! Muaji i dashur i Ramazanit po na fillon sonte. Është një rast i shkëlqyer për të gjithë ne agjëruesit, që ta përjetojmë mrekullinë e këtij muaji të shenjtë e ta përmirësojmë veten, duke agjeruar edhe nga mendimet, nga fjalët dhe nga punët e këqija. Arritja e devotshmërisë është mundësia jonë unike.
Natyrisht, arritja e saj kalon nëpër një sprovë, por sprova është e përballueshme, me vullnet dhe besim të sinqertë. Urime të gjithëve! Allahu na e lehtësoftë dhe na e pranoftë agjërimin dhe të gjitha adhurimet që i bëjmë për Të.