Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, deklaroi ditë më parë se nuk do të jetë më përkrahës i VV-së dhe Albin Kurtit nëse i njëjti nënshkruan Asociaiconin.
Por kryeministri Kurti mbrëmjen e sotme ka deklaruar se në marrëveshjen e nënshkruar në Ohër ka Asociacion.
“Ka Asociacion, neni 10 thotë që të dy palët e konfirmojnë obligimin e tyre për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të cilat ngelen valide të obligushme”, tha Kurti
Gazeta ka kontaktuar me ish-kryetarin e Mitrovicës pas deklaratës së Kurtit se ka Asociacion, por i njëjti shprehet i bindur se nuk ka Asociacion për është menaxhim i komunitetit serb.
“S’ka thënë Asociacion dhe nuk është i tillë, është menaxhim i komunitetit serb, asgjë tjetër, as i komunave jo” tha shkurt Bahtiri.