Edhe Melihate Tërmkolli ka reaguar pas deklarimeve të kryeministrit Albin Kurti rreth planit evropian.
Ajo e akuzon Kurtin, se ka pranuar diçka edhe më të keqe se asociacionin.
Postimi në Facebook:
Albini ju rrejti edhe mbrëmë gjatë intervistës në RTK! Tha ka Asociacion, dmth ka " Zajednicë", ndërsa me marrëveshje" ka pranuar më keq se " Zajednicë". E vetmja e vërtetë e Albinit është rrena, si "virtyt" i përvetësuar nga politika serbe. Por, derisa politika serbe rren për interesa të veta, të Serbisë, Albini rrenën e bën kundër interesit të Kosovës, po për interesa të Serbisë!