Kurti: Serbia e ka nënshkruar marrëveshjen, e mohojnë për politika të brendshme

Aktuale

Kurti: Serbia e ka nënshkruar marrëveshjen, e mohojnë për politika të brendshme

Më: 23 mars 2023 Në ora: 12:03
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia ka nënshkruar marrëveshje me Kosovën, por e mohojnë një gjë të tillë për politikat e tyre të brendshme.

Kurti tutje ka kërkuar nga BE që të gjejë mënyrën që marrëveshja të bëhet ligjërisht e obligueshme për Serbinë, teksa ka thënë se kjo e fundit është pajtuar për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas Kurtit, normalizimi i marrëdhënieve do të thotë njohje reciproke.

“Kemi marrëveshje. Nëse ata thonë që nuk e kanë nënshkruar e thonë këtë për politika të brendshme”.

“Bashkimi evropian duhet ta gjejë mënyrën që kjo marrëveshje të bëhet ligjërisht e obligueshme. Ne E kemi me shkrim që Serbia është dakorduar për normalizimin e marrëdhënieve, e kjo për çdo diplomat evropian e amerikan do të thotë njohje reciproke”.

“Rruga jonë për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare është lehtësuar, por Serbia mundet të lobojë sërish kundër”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat