Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion tek oborri i Kuvendit të Kosovës, ku në veturën e kryeparlamentarit kanë shkruar “edhe asi”, “edhe ksi”.
Ky aksion i PSD-së vjen pasi kryeparlamentari Konjufca pati deklaruar se ai nuk është pro asnjë Asociacioni, qoftë me kompetenca ekzekutive, qoftë pa.
Më herët aksion kishin ndërmarr edhe ndaj Besnik Bislimit.
Kujtojmë se kryeministri i vendit, Albin Kurti, tha mbrëmë se marrëveshja e Ohrit përmban themelimin e Asociacionit, konkretisht tek neni 10, kur parashihet zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura me Serbinë.