Ish-deputeti i Kosovës dhe ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, ka reaguar ndaj një deklarate të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusarit.
Kusari ka thënë se Serbia është e gatshme të njohë Kosovën vetëm me shkëmbim territorial.
Ndërsa Tali thotë se Serbia nuk e njeh Kosovës as me Zajednicë e as me ndarje.
Ai thotë që mos të ‘flasin jerëm’.
Postimi i plotë:
Kuptone: KJO SERBI NUK DO TA NJEH KOSOVËN AS ME ZAJEDNICË E AS ME NDARJE!!!
Mos folni jerëm!
Pa u detyru, ashtu siç u detyrua në qershor të 1999'ës me ikë prej Kosovës apo ashtu siç u detyrua, më 29 qershor 2001, t'ia dorzojë Millosheviçin Hagës.
Alternativa tjetër është m'u dehexhemonizu Serbia - e kjo lyp kohë.
Fakti se nuk ka serb sado i çmendur e sado racist ndaj shqiptarëve që mund të jetë, që nuk e ka të qartë se Kosova është e pavarur prej saj që nga qershori i 1999'ës, pra që nga atëhere kur i tërhoqi gjitha mekanizmat zyrtarë të saj shtetëror, por që edhe më tutje vazhdojnë "të jetojnë në atë shtepinë në ajër që e kanë ndërtuar vet që mëse dy shekuj", e ilustron "këtë Serbi".
Prandaj koncentronu në strategjinë vepruese e leni muhalifet.