Analisti Sadri Ramabaja ka thënë në emisionin Pressing se opozita në Kosovë “është e papjekur”
Duke folur për debatet e sotme në Kuvendin e Kosovës, ku temë e diskutimit ishte marrëveshja e Ohrit, Ramabaja tha se niveli i folëve në Kuvend është i ulët.
Mirëpo ai i përmendi dy persona si më të papjekurit.
“Ka shumë persona të papjekur në opozitë, ceshte e vërteta edhe në pozitë. Por papjekuria e dy liderëve të opozitës është shumë e madhe. Sidomos këtij të parit, Krasniqit”, tha ai.
Tutje Ramabaja tha se nuk e kupton në cilën anë janë opozita, sa i përket dialogut.
“S’e kam të qartë, opozita a është pro-Vuçiqit apo kryeministrit.”, përfundoi ai.