Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke përshkruar qasjen e Kurtit, i është referuar një thënieje të perandorëve, të cilët, sipas tij, parullën e kishin si në vijim: “Populli do cirk dhe bukë”.
“Talljet e Kurtit janë shenjë e mungesës së argumentit dhe shprehje e mosguximit.
Sa herë flasim për dialogun Kurti nuk do debat, do cirk.
Sipas parullës së perandorëve diktatorë romakë “Populli do cirk dhe bukë”, por ky i shkretë as bukë nuk mund t’u japë, veç cirk”, ka thënë Abdixhiku në emisionin Debat Plus.