Veprimtari nga Amerika, Ramazan Bekteshi, ka reaguar pas sharjes që sot në Kuvendin e Kosovës ka bë deputeti i LDK-së, akademiku Kujtim Shala.
Bekteshi këtë që e dëgjoi në Kuvendin e Kosovës e quan “plumb në Parlament”
“Edhe një plumb në parlament, para fëmijëve e nënave,'live' në TV, dje, nga një ish M. i 'Drejtësisë', sot, nga një 'akademik'!”, shkruan Bekteshi në reagimin e tij.
Ndryshe, Kujtim Shala është dëgjuar teksa thotë në Kuvend “Phuu të q****a tradhtarin e nanës”.