Ish-zëvendëskryeministri i Kosovës, Adem Salihaj vlerëson se kryeministri Albin Kurti, ka vetëm një faj, atë të kundërshtimit të Asociacionit në të kaluarën dhe zbatimin e tij tani.
Duke komentuar marrëveshjen e 18 marsit në Ohër, Salihaj thotë se e njëjta ka gjëra shumë të bukura, por problem mbetet Asociacioni.
“Janë tri-katër probleme. Por problemi më i madh është Asociacioni, pra kjo marrëveshje është e balancuar edhe për Kosovën edhe për Serbinë. Tash për ne ka gjëra shumë të mira, sepse pranohet defakto Kosova…ka gjëra shumë të bukura, shumë të favorshme për Kosovën, por problemi i madh është Asociacioni”, deklaroi ai.
Sipas tij, faktorët ndërkombëtarë “nuk të lejojnë të tallesh me marrëveshjet që ke nënshkruar vetë”.
Ish-zv.kryeministri shtoi se Kosova nuk ka pasur mundësi t’i ikë kësaj marrëveshjeje, si shkak i presionit të madh ndërkombëtar.