Nexhmedin Spahiu sulmon Enver Hasanin: S’është njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare

Aktuale

Nexhmedin Spahiu sulmon Enver Hasanin: S’është njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare

Më: 24 mars 2023 Në ora: 11:39
Nexhmedin Spahiu dhe Enver Hasani

Analisti Nexhmedin Spahiu ka shkruar një status, në të cilin këmbënguli se marrëveshja evropiane thotë që Serbia duhet t’i njeh simbolet kombëtare të Kosovës.

“Plani Franko Gjerman nuk thotë që Serbia me e njohtë flamurin e Kosovës si flamur provincial (si të Vojvodinës, Republika Serpska etj.) e as si flamur shtetëror (si të Bavarisë, Teksasit, Kalifornisë, Ohajos etj), por si flamur kombëtar (si të Gjermanisë, Francës, Amerikës, Rusisë, Shqipërisë, Turqisë e të çdo vendi tjetër të pavarur e sovran).” – shkroi ai.

Por në sy ra edhe një koment që z. Spahiu e bëri në lidhje me Enver Hasanin, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, e që është një nga kritikuesit e mëdhenj të marrëveshjes evropiane.

Duke iu përgjigjur një komentuesit, z. Spahiu ka shkruar se Hasani nuk është njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare.

“Së pari Enveri nuk është njohës i mirë i marrëdhënieve ndërkombëtare. E dyta këtë rrezik e kam e potencuar unë që prej para 25 viteve e këndej. Veç kujto titullin e disertacionit tim të mbrojtur në Maj 1999 ; "Tendencat serbe për copëtmin e Kosovës.". E treta. Asociacioni është çmimi me të cilin Kosova po e paguan për njohje. E katërta. Varet se çfarë kompetenca do të ketë asociacioni.” – shkroi ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat