Vitia e ambasadori zviceran nënshkruajnë projektin 5.5 milionë euro

Aktuale

Vitia e ambasadori zviceran nënshkruajnë projektin 5.5 milionë euro

Më: 24 mars 2023 Në ora: 14:10
Arben Vitia dhe Thomas Kolly

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, bashkë me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Thomas Kolly, kanë nënshkruar marrëveshje për projektin “Shërbime Shëndetësore të Integruara”, në vlerë prej 5 milionë e 500 mijë euro.

Në njoftim bëhet e ditur se ky projekt ka në fokus sëmundje jo ngjitëse që iu del në ndihmë grupeve të cenueshme që kanë status shëndetësor të dobët e përballen me situata të vështira ekonomike.

“Ministri Vitia pasi që falënderoi ambasadorin Kolly për mbështetjen që shteti mik i Zvicrës ka treguar në vazhdimësi për shëndetësinë në Kosovë, tha se ndjehet jashtëzakonisht i lumtur edhe për fokusin që ka kjo marrëveshje, siç janë sëmundjet jo ngjitëse dhe grupet e cenueshme”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, Kolly tha se ky projekt është një tjetër arritje në bashkëpunimin e zgjeruar në sektorin shëndetësor në mes dy vendeve.

“Ambasadori Kolly nënvizoi përkushtimin për të kontribuar në fuqizimin e sistemit që siguron qasje të barabartë në shërbime shëndetësore cilësore për popullsinë, sidomos për grupet më të cenueshme”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat