Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka shkruar sot se Komisioni i Venecias ka bërë edhe një opinion tjetër sa i përket Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme.
Sipas ministres, në këtë opinion të Venecias konfirmohet që Kosova ka adresuar të gjitha opinionet e Vencias.
Sipas saj Komisioni ka “krijuar garanci për pavarësinë e Byrosë dhe avancimin në mbrojtjen e të drejtave të njeriut”
Ministrja Haxhiu tutje ka shkruar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.