Shtetet e QUINT’it i kanë mbështetur zgjedhjet lokale në veri që do të mbahen më 23 prill 2023.
Përmes një deklaratë të përbashkët, shtetet e QUINT’it shprehen keqardhje që Lista Serbe nuk po merr pjesë në këto zgjedhje.
“Na vjen keq që Lista Srpska nuk e shfrytëzoi të drejtën demokratike për të marrin pjesë në këto zgjedhje. Zgjedhjet janë themeli i demokracisë.
Të sigurohet që ato të mbahen në një mënyrë paqësore dhe e rregullt është thelbësore. Presim që autoritetet përkatëse të veprojnë me profesionalizëm.
Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve të ushtrojnë përmbajtje dhe të shmangin dhunën, e cila prishin zgjedhjet”, thuhet në deklaratën e tyre.