Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj e ka konsideruar fitore rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Molliqaj ka thënë se me këtë vendim është hedhur poshtë kapja KPK-së.
Sipas tij, kjo është një goditje ndaj tendencës autoritare të Kurtit.
Postimi i plotë:
Fitore!
U hudh poshtë nga Gjykata Kushtetuese kapja e Këshillit Prokurorial të Kosovës. Fitore për drejtësinë tonë. Goditje për tendecën autoritare të Kurtit.