Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti ka reaguar pas rrëzimit të Ligjit për Këshillin Prokurorial nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
Ai ka thënë se me këtë vendim ka dështuar tendenca për zgjedhje të prokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani.
“Dështon tendenca për zgjedhje të Kryeprokurorit nga koalicioni Kurti-Osmani. Ligji për Këshillin Prokurorial shpallet kundërkushtetues”, ka shkruar ai.
“Vonesa e emërimit të Kryeprokurorit ishte pjesë e skenarit të Kurtit dhe Osmanit për ndërhyrje në prokurori”, ka shkruar në fund Hoti.