Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin e Qeverisjes së Mirë të PDK-së, Përparim Gruda, ka reaguar pasi Gjykata Kushtetuese e ka hedhur poshtë Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Grua tha se ky vendim e konfirmon se nismat e qeverisë për reforma në drejtësi janë joprofesionale e joserioze.
“Sot, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka shpallur kundërkushtetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, sipas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji të bërë nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës”, shkroi Gruda.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës e ka shpallur të pavlefshëm në tërësinë e tij Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Në korrik të vitit 2022, PDK dhe LDK e kishin dërguar për shqyrtim në GJK ndryshimet që ishin bërë në këtë ligj, pas dyshimeve se ato ishin në kundërshtim me Kushtetutën.