Mustafa i PDK-së thotë se ekonomia e Kurtit është populiste dhe e dështuar

Aktuale

Mustafa i PDK-së thotë se ekonomia e Kurtit është populiste dhe e dështuar

Më: 24 mars 2023 Në ora: 21:30
Arben Mustafa

Arben Mustafa nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se këto dy vjet, qeverisjen Kurti e ka karakterizuar një reagim shumë i dobët dhe një qeverisje e cila nuk ka prodhuar rezultate pozitive që kanë mundur të ndikojnë në përmirësimin e jetesës së qytetarëve.

Sipas tij, e vetmja gjë që kjo qeveria ka arritur të krijoj është pasiguria e mëdha për të ardhmen e ekonomisë së vendit.

“Krejt çka kemi pa dhe dëgjuar nga kjo qeveri është tema e politikave sociale të cilat nga nuk kanë arritur të kenë efektin e tyre, pastaj kemi një qeveri anti-sektorit privat dhe anti-ekonomisë së lirë të tregut, kjo qasje e qeverisë ka shkaktuar pasiguri të mëdha në zhvillimin e sektorit privat dhe për të ardhmen e ekonomisë së lirë të tregut. Tjetër çka kemi pa nga kjo qeveri është zhvendosja e investimeve kapitale në ndihma sociale që janë politika puro populiste e assesi zhvillimore”, ka shtuar Mustafa në emisionin EURO n’7 në T7.

Qeveria Kurti, sipas tij, është munduar në vazhdimësi që të bëjë një keqinterpretim të të dhënave faktike duke u mundur që opinionit t’ia paraqet krejtësisht ndryshe të dhënat e zhvillimit ekonomik nga realja.

Sipas Mustafës, ministri Hekuran Murati në vazhdimësi po mundohet të mashtrojë opinionin publik duke shtrembëruar faktet.

Ndërsa, se sa kjo qeveria e ka përmirësuar jetesën në Kosovë, Mustafa ka thënë se tregojnë faktet e migrimit.

Për dy vjet të kësaj qeverie kanë migruar mbi 120.000 qytetarë, ka deklaruar ai gjatë emisionit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat