Pasi ia uroi ditëlindjen, Pacolli e thumbon Kurtin që piu raki në Gllogjan

Aktuale

Pasi ia uroi ditëlindjen, Pacolli e thumbon Kurtin që piu raki në Gllogjan

Më: 24 mars 2023 Në ora: 22:15
Behgjet Pacolli

Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ia ka uruar ditëlindjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me një fotografi në shtëpinë e tij.

Por ky urim nuk ishte edhe aq i thjesht. Pacolli e uroi Kurtin që si kryeministër të ju shërbejë të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe jo vetëm militantëve të tij.

“Sot, Albin Kurti mbushi 48 vjet. Në rrafshin personal, nëpërmjet këtij urimi  shpreh deshirat e mia më të sinqerta që vijnë nga zemra. Ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, urime me dëshirën që tash e tutje tu shërbesh të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe jo vetëm militantëve tuaj”.

Pas urimit që ia bëri, Pacolli e thumboi Kurtin që piu sot ngrehu dolli me raki në Gllogjan me liderin e AAK’së, Ramush Haradinaj.

“Dikush pin çaj, dikush raki. Unë jam me fat që jam musliman”, shkroi Pacolli në një koment në fotografinë e tij.

Image
Komenti i Pacollit
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat