Ambasadat e vendeve të QUINT-it kanë dalë me një komunikatë për media për zgjedhjet e 23 prillit, ku Lista Serbe nuk pritet të marrë pjesë.
Shtetet e QUINT-it kanë thënë se “ju vjen keq që Lista Serbe nuk shfrytëzoi të drejtën për të marrë pjesë në zgjedhje”.
Rreth kësaj ka reaguar, Blerim Vela shef i kabinetit të presidentes, Vjosa Osmani.
Vela ka thënë se zgjedhjet në katër komunat veriore do të mbahen, pasi sipas tij Serbia instrumentalizoi katër kryetarë komunash dhe zyrtarë të tjerë për të dhënë dorëheqje nëntorin e kaluar.
“Zgjedhjet në katër komuna në veri të Kosovës do të mbahen pasi Serbia instrumentalizoi katër kryetarë komunash dhe zyrtarë të tjerë për të dhënë dorëheqje nëntorin e kaluar. Zgjedhjet do të zhvillohen në përputhje me ligjet e Kosovës. Qytetarët në këto komuna meritojnë të kenë përfaqësuesit e tyre të zgjedhur.” – ka shkruar Vela në Facebook.
Elections in four municipalities in north #Kosovo will be held after #Serbia instrumentalised four mayors and other officials to resign last November.
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) March 24, 2023
Elections will take place in line with 🇽🇰 laws. Citizens in these municipalities deserve to have their elected representatives. https://t.co/7moGEKmOGV