Partia Socialdemokrate do të mbajë sot protestë kundër marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë, të arritur në Ohër më 18 mars.
Në këtë protestë do të kërkohet edhe dorëheqja e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Protesta është planifikuar të nisë në orën 14:00 në sheshin “Zahir Pajaziti”, për të vazhduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku edhe do të mbahen fjalimet.
“Partia Socialdemokrate (PSD) organizon protestë kundër Marrëveshjes së Ohrit dhe me kërkesë dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti”, thuhet në njoftimin e PSD-së.