Rritet numri i të lënduarve nga zjarri në Elkos në Pejë

Aktuale

Rritet numri i të lënduarve nga zjarri në Elkos në Pejë

Më: 25 mars 2023 Në ora: 11:11
Pamje nga vendi i ngjarjes

Së paku tetë persona raportohet se janë dërguar në spitalin e Pejës, pas zjarrit të madh që ndodhi mëngjesin e sotëm në objektin e ELKOS-it.

Digjet qendra tregtare Elkos në Pejë, Policia jep këto detaje

Kështu konfirmon Spitali i Përgjithshëm në Pejë.

“Deri më tani janë duke u trajtuar 8 pacientë nga rasti i djegies së një objekti në Pejë.

Pacientët janë duke u trajtuar tek Spitali ynë dhe gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë dhe janë raste kryesisht të helmuar nga tymi”, thuhet në njoftim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat