PSD improvizon me tym të zi para objektit të Qeverisë së Kosovës, mbyllet protesta
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj ka mbajtur fjalim para Qeverisë së Kosovës ku edhe në mënyrë simbolike janë vendosur flamuj të bardhë.
Ndërkohë aktivistët e PSD-së kanë improvizuar edhe me një lloj tymi, për të treguar atë që Molliqaj e quan “humbje të perspektivës së Kosovës”
“Kjo marrëveshje paraqet zymtësi dhe i ftojmë qytetarët që ta kundërshtojnë”, ka thënë Molliqaj.
Pas këtij veprimi simbolik, Molliqaj e ka shpallur të mbyllur protestën
Protesta kundër Asociacionit, vendosen flamuj të bardhë para ndërtesës të Qeverisë
Me fillim nga ora 14:00 ka nisur protesta e thirrur nga PSD kundër marrëveshjes së Ohrit.
Qytetarët janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” dhe kanë vazhduar drejt ndërtesës së Qeverisë.
Organizatorët e kësaj proteste, kanë vendosur flamuj të bardhë para ndërtesës së Qeverisë.
Të pranishëm në këtë protestë janë parë krerët e OVL – UÇK-së, e poashtu deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
Nis protesta e PSD-së kundër Asociacionit
Ka nisur protesta e PSD-së kundër Asociacionit.
Në të po marrin pjesë anëtarët e PSD-së, dhe të Nisma Socialdemokrate.
I pranishëm është parë edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
Protesta kundër marrëveshjes së Ohrit, fillon grumbullimi i qytetarëve
Në shëshin “Zahir Pajaziti” kanë filluar të mblidhen qytetarët për të protestuar kundër marrëveshjes së Ohrit.
Aty tashmë ka mbërritur edhe kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj.
Ai edhe e ka thirrur këtë protestë.
Nga NISMA poashtu ka bërë të ditur se do t’i bashkohen kësaj proteste.