Tashmë ka filluar protesta e thirrur nga PSD-ja, kundër marrëveshjes së Ohrit, konkretisht kundër Asociacionit.
Një numër i vogël i qytetarëve janë parë të pranishëm në protestë, ndërkohë që përveç anëtarëve të PSD-së, protestës i janë bashkuar edhe krerët e OVL – UÇK-së.
Përveç këtyre, protestës i është bashkuar edhe deputeti i PDK-së, Hisen Berisha.
Ndërkaq, edhe NISMA ka paralajmëruar se do të jenë pjesëmarrës në protestë.