Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka radhitur disa çështje gjatë qeverisjes së Kurtit, të cilat sipas tij kanë ndikuar vetëm në shtrenjtimin e jetës së qytetarëve. Duke përmendur rritjen e tatimit në pronë, çmimet e konsumit, rënien e rritjet ekonomike etj.
Ish-kryeministri Hoti është shprehur se nuk shihet asnjë ngjarje ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.
“Si u katandisëm kështu?!”, pyet ai.
Postimi i tij i plotë:
– Në janar u rrit tatimi në pronë për 100%.
– Nga prilli rritet energjia me 15%.
– Çmimet e konsumit mbesin të larta.
– Investimet kanë rënë në nivelin më të ulët për shumë vite.
– Rritja ekonomike ka rënë nga 10% në 3% që nuk mjafton për të mbuluar as amortizimin.
– Kursimet prej 2.5 miliardë euro në Trustin Pensional janë në mëshirë të tregut pasi Trusti nuk ka Bord.
– Banka Qendrore nga java tjetër mbetet pa Guvernator.
– Investimet kapitale të shtetit janë të papërfillshme pasi asnjë ministri nuk po punon gjë.
Askush nuk flet as nuk merret me zhvillim ekonomik dhe punësim. Nuk e sheh një ngjarje të vetme ku promovohet një fabrikë e re apo një projekt i ri.
Si u katandisëm kështu?!