Analisti Imer Mushkolaj ka reaguar lidhur me qëndrimet e opozitës ndaj Marrëveshjes së Ohrit.
Mushkolaj ka shkruar se opozita duhet të ndërmarrë veprime konkrete nëse dëshiron ta pengojë zbatimin e kësaj marrëveshje. Nëse jo, atëherë tingëllon farcë.
Postimi i plotë
Opozita në parlament po thotë se marrëveshja e pranuar nga Kurti është e dëmshme, madje po e cilësojnë edhe si akt tradhtie. Por, këto parti nuk po ndërmarrin asgjë që ajo të mos zbatohet. Nëse marrëveshja është më e keqja ndonjëherë për Kosovën, atëherë nuk mjafton që partitë opozitare veç të japin opinione e të analizojnë situatën. Për këtë punë janë analistët. Duhet të organizohen, për ta penguar të keqen. Ndryshe, gjithçka tingëllon fallc dhe farsë.