Analisti Dirton Tali ka thënë se Kosova duhet të ketë kujdes me presindetin serbe.
Sipas tij, ai po sillet njejtë sikur sillej Ekipi Negociues i Serbisë në vitet 2006-2007, duke këruar që Kosova së pari t’i pranojë kushtet e saj, pastaj të bisedohet për finalen e Ahtisarit.
Tali thotë se edhe tani po vepron ashtu, duke kërkuar themelimin e Asociaonit, për të vazhduar me bisedimet për Planin e UE-së.
Postimi në Facebook:
Kujdes me Zajednicën, Vuçiçi po sillet njejtë sikur sillej Ekipi Negociues i Serbisë në vitet 2006-2007.
Atëhere, Serbia kërkonte që së pari Kosova t'i pranojë kushtet e saja e pastaj të bisedohet për finalen e Ahtiasarit.
Dhe çka ndodhi pastaj e dijmë?
Për ata që kanë harruar: të gjitha kushtet që ajo i kërkoi ju plotësuan por finalen e sabotoi - nuk morri pjesë.
Edhe tashti njejtë, Vuciçi thot: duhet të krijohet Zajednica fillimisht si parakusht (sepse është obligim i Kosovës i marrur me 2013 dhe 2015) për të vazhduar me bisedimet për Planin e UE'së (por nuk i pranoj të gjithat pikat).
Kjo e mjegullon pranimin gojor që e bëri publikisht: "e pranoj Planin por nuk pranoj asesi që Kosova të anëtarësohet në OKB apo mekanizmat tjera ndërkombëtare".
Dhe thirret në faktin që nuk e ka nënshkruar marrëveshjen.
Për mos ta cekur faktin se Marrëveshja e Ohrid është marrëveshje me UE'në d.m.th., jashta saj nuk ka kurrfar efekti juridik sepse nuk është e ratifikuar në OKB.