Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar në 24-vjetorin e e masakrës së tmerrshme ndaj familjes Berisha në Suharekë.
Me anë të një deklarate, Osmani ka thënë se 24-vjet më parë ndodhi masakra e tmerrshme ndaj një familjeje të tërë.
“46 anëtarë të familjes Berisha u masakruan në pragun e shtëpisë, ndërsa kufomat iu bartën gjetiu. Fati deshi që tre nga ta, Vjollca me të birin dhe Shyhretja të shpëtonin”.
“Sot ata e mbajnë gjallë kujtimin për anëtarët e vrarë dhe kujtesën për gjenocidin ndaj nesh. Ata janë kujtesa e dëshmia e këtij gjenocidi ndaj shqiptarëve të Kosovës”, ka shkruar Osmani.