Ministri i Bujqësisë, Faton Peci shihet mjaftë aktiv edhe ditën e diele.
Peci sot ka qëndruar në Stanovc e Brezhnicë tek familja Zhegrova, që sipas tij janë përfituese e grantit prej 100 mijë euro për fidanishte.
I pari i bujqësisë ka njoftuar se si institucion i kanë dhënë mbështetje të madhe në hortikulturë.
Postimi i plotë:
Dita e dielë më gjeti në Stanovc e Brezhnicë, tek fermerja Anife Zhegrova e cila është përfituese e grantit prej 100,000€ për fidanishte.
Si institucion vetëm në hortikulturë kemi mbështetur bujkun tonë me 5.5 milionë€, e si rrjedhojë është rritur edhe eksporti i perimeve me 49%.
Ajo, së bashku me nënën e saj dhe babain Sabitin, janë punëtorë e zelltarë e kultivues të 1.6 hektarëve me sera dhe 1 hektar prodhimi në fushë ku mes tjerash kultivojnë 60.000 kokë sallate jeshile, 60 ton lakër të hershme, 150 ton nga 4 lloje të specave, 100 ton domate dhe 30 ton feferona. Nga e gjitha kjo prodhimtari, familja Zhegrova eksporton në masë të madhe specat.
Përmes investimeve kapitale vitin që lamë pas kemi përfshirë 5500 hektarë në sistemin e ujitjes. Ky investim arrin vlerën prej rreth 4,140,766.44 €. Do vazhdojmë që të ngrisim kapacitetet e sistemit të ujitjes pasi që uji është A-ja e alfabetit bujqësor.