Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një mjet shpërthyes në Aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” në Prishtinë.
Mirëpo, ky alarm del të jetë i rremë.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka bërë të ditur se pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjet asgjë e dyshimtë.
"Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetë asgjë e dyshimtë. Njësitet policore janë tërheq nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast." - ka njoftuar Ahmeti.
Detaje shtesë lidhur me alarmin për bombë
Sot gjatë pasditës, në Aeroportin e Prishtinës "Adem Jashari", është raportuar për një alarm për bombë, sipas konfirmimit të Policisë së Kosovës.
Si masë parandaluese, pasagjerët u evakuuan nga objekti, ndërsa autoritetet policore kanë filluar ndërmarrjen e veprimeve për të zbardhur situatën dhe verifikuar rrezikun.
Ende nuk ka detaje të hollësishme nëse situata është normalizuar dhe a janë bërë arrestime në lidhje me rastin.
"Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten." - ka thënë Ahmeti.
Në anën tjetër zëdhënësja e Aeroportit, Valentina Gara, i ka thënë Nacionales se Policia e Kosovës, do të njoftojë për hollësitë e këtij rasti, pa dhënë detaje të tjera.
Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës
Raportohet se në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka pasur një alarm për bombë gjatë pasditës së sotme.
Zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës ka konfirmuar rastin për median.
Si pasojë e paralajmërimeve pasagjerët janë larguar nga objekti.
"Rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Airoportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situaten." - ka thënë Ahmeti.