Më 18 mars në Ohër është mbajtur takimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.
Njohësi i çështjeve politike Melazim Koci, e ka cilësuar si shumë pozitiv takimin në Ohër, ku tha se kritikat janë llafe të atyre që nuk kuptojnë shumë nga diplomacia, përcjell “Bota sot”.
Krahas kësaj, Koci tha se pas takimin në Ohër “është hapur rruga drejtë anëtarësimit relativisht të shpejtë në UNESCO, Interpol, KE, NATO dhe më vonë edhe në BE”.
Postimi i plotë
Ohri dërgon Kosovën në NATO!
SHBA dhe BE i kanë ofruar Serbisë mundësinë e anëtarësimit në Bashkimin Evropian pas rreth 10 vitesh, nëse paraprakisht pranon "de jure" pavarësinë e Kosovës.
Kosovës pas Ohrit i është hapur rruga drejtë anëtarësimit relativisht të shpejtë në UNESCO, Interpol, KE, NATO dhe më vonë edhe në BE.
Tjerat janë llafe të atyre që nuk kuptojnë shumë nga diplomacia!