Një 58-vjeçar është vrarë mbrëmjen e së dielës në Dumnicë të Podujevës, familjarët thonë se nuk ka të bëjë me hakmarrje, Policia po vazhdon të hetojë rastin.
Mëngjesi i së hënës i gjeti në vendngjarje.
Hetuesit policorë po vazhdojnë të mbledhin informata në lidhje me vrasjen e mbrëmjes të së dielës në Dumnicë të Poshtme të Podujevës.
Puna e tyre po vazhdon me intensitet të lartë për të ndriçuar rrethanat e vrasjes.
Qindra metra ndajnë shtëpinë e viktimës me vendin ku Salih Salihu u gjet pa shenja jete.
Gjurmët e Policisë, mirëpo edhe të viktimës ishin akoma prezente edhe 17 orë pas rastit.
Informacioni është pranuar rreth orës 18:00 nga Policia, të cilët në bashkërendim me prokurorin e rastit dolën në vendngjarje.
Deri në orët e pasdites të së hënës, akoma askush nuk është i dyshuar e as i arrestuar.
Në kohë të shpejtë në vendin ku ka ndodhur krimi arritën edhe ekipet e emergjencës, të cilët edhe e konstatuan vdekjen.
Ndërkohë, familjarët e viktimave prapa kamerës së T7 thanë se ky rast nuk ka të bëjë me ndonjë hakmarrje.