Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, sot është takuar me përfaqësues të shoqërisë civile në Kosovë.
Ai, me anë të një cicërime në Twitter, ka thënë se është i frymëzuar dhe mirënjohës për mundësinë që e pati të diskutojë për të drejtat e njeriut me përfaqësues të shoqërisë civile kosovare.
“Avokimi i tyre i paçmuar ka ndihmuar në avancimin e të drejtave të njeriut në mbarë Kosovën.
Të drejtat e njeriut janë universale. Ato vlejnë për të gjithë, kudo”, ka shkruar Hovenier.