Profesori Sadri Ramabaja ka bërë akuza të rëndë në drejtim të Gjykatës Kushtetuese duke e quajtur atë kështjellë të PDK’së.
Këto deklarim, Ramabaja e bëri pas vendimit të Kushtetueses për ligjin e KPK’së.
“Unë kam një përshtypje që Gjykata Kushtetuese aktualisht është shndërruar në një kështjellë të PDK’së dhe krejt aktivitetin e saj e bën në emër të pengimit të reformës së drejtësisë, sepse cenohen rëndë interesat e atyre që e kanë kapur republikën për 20 vjet dhe e kanë sjellë në këtë gjendje”, tha Ramabaja.
Kurse Avokati Faton Fetahu, që përfaqësoi PDK-në në rastin kundër ligjit për KPK-në të iniciuar nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e të cilin Gjykata Kushtetuese e rrëzoi.
Fetahu tani thotë se në rast që presidentja nuk dekreton Blerim Isufajn si kryeprokuror, atëherë mund të rrëzohet nga Gjykata Kushtetuese.
“Dua ta ndaj me juve një gjë. Kam marrë autorizimin e grupit të PDK-së që nëse presidentja nuk lëviz do ta dërgojmë në Gjykatën Kushtetuese”, thotë ai.