Politologu, Dritëro Arifi, tha se nëse marrëveshja e Ohrit shkon në Gjykatën Kushtetuese, automatikisht bie për shkak të preambulës.
Madje sipas tij, partitë opozitare janë treguar të zgjuara pasi në Gjykatë e kanë dërguar marrëveshjen e jo statutin.
“Neni 10 në marrëveshje e rrëzon nenin 7. Neni 7 është shumë i palogjikshëm e i panevojshëm. Kjo marrëveshje nëse shkon në Gjykatë Kushtetuese bie për shkak të paragrafit në preambulë. Sepse kjo është marrëveshje politike.
Por, partitë opozitare janë treguar më të zgjuara se partia ish-opozitare. Sepse, ata kur e kanë dërguar në gjykatë, e kanë dërguar marrëveshjen jo statutin. Pra, statuti është më i rëndësishëm se marrëveshja”, deklaroi Arifi.