AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

Aktuale

AAK në mbështetje të Marshit për Drejtësi

Më: 29 mars 2023 Në ora: 14:11
AAK

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës njofton se e mbështetë marshin për drejtësi që organizohet këtë të diel.

Me anë të një postimi në Facebook, nga kjo parti shprehen se gjithmonë kanë besuar në pafajësinë e pjesëtarëve të UÇK-së dhe në vlerat e lirisë.

Sipas tyre, ata e kanë mbështetur drejtësinë ndërkombëtare me qëllim të pastrimit të luftës së drejtë të popullit shqiptar për liri.

“Të marshosh për drejtësi, është e drejtë dhe vlerë demokratike dhe ne gjithmonë do jemi në shërbim të vlerave dhe të drejtësisë!”, thuhet mes tjerash në postim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat