Kryediplomatja belge: Mirëpresim progresin në raportet Kosovë-Serbi, dialogu të vazhdojë

Aktuale

Kryediplomatja belge: Mirëpresim progresin në raportet Kosovë-Serbi, dialogu të vazhdojë

Më: 29 mars 2023 Në ora: 18:10
Hadja Lahbib, Donika Gërvalla

Kryediplomatja Donika Gërvalla po qëndron për vizitë zyrtare në Belgjikë.

Ajo atje ka takuar ministren e jashtme belge, Hadja Lahbib, me të cilën kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Lahbib ka thënë se Belgjika e mirëpret përparimin drejt normalizimit të raporteve dhe bën thirrje që dialogu Kosovë-Serbi të vazhdojë.

“Biseda shumë të mira me homologen time nga Kosova për bashkëpunimin tonë dhe perspektivën evropiane të këtij vendi.

Në këtë kontekst, Belgjika mirëpret përparimin drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe bën thirrje për dialog të mëtejshëm”, ka shkruar diplomatja belge.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat