Kurti: Nuk lejova që Asociacioni të bëhet kusht për negociatat, ja nga çfarë hoqi dorë Serbia

Aktuale

Kurti: Nuk lejova që Asociacioni të bëhet kusht për negociatat, ja nga çfarë hoqi dorë Serbia

Më: 29 mars 2023 Në ora: 20:49 Përditësuar në ora: 21:02 më 29.03.2023
Albin Kurti

Kurti i përgjigjet Abdixhikut: Puna e marë më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur një deklarate të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte thënë se “Kurti dhe Vali Corleones nuk i ka thënë askush kurrë puna e marë”

Abdixhiku kishte thënë se arsyeja se pse nuk u ka thënë askush “puna e marë” është se nuk kanë punuar kurrë.

Kurti është përgjigjur duke thënë se qeverisje e tij ka sjellë “ditët më të mira të Kosovës”  

“Unë po e menaxhoj qeverinë e Kosovës në ditët më të mira, që janë si rezultat i pikërisht kësaj qeverisje. Në vitin 2020, 1.5 miliardë të hyra tatimore. Në vitin 2022 2.5 miliardë. Unë po flas me shifra. Kush dëshiron të krijojë atmosferë negative le ta bëjë. Unë po flas me shifra”, tha ai në Dukagjini.  

“Deficiti tregtar ka rënë për 6 herë. Pra menaxhimi im prej qeverisë Hoti e ka sjell këtu“, shtoi ai.

“Puna e marë më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën”, përfundoi Kurti.

Kurti për dakordimin në Ohër: Marrëveshja nuk është e shkëlqyeshme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i ftuar sonte në emisionin ‘Debat Plus’ po flet për dy vitet e qeverisjes.

Kurti u deklaruar për marrëveshjen e dakorduar në Ohër me 18 mars në mes tij dhe presidentin serb Aleksander Vuçiq për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.

Gazetari e pyeti Kurtin se a do të protestonte nëse këtë marrëvshje do ta kishte arritur ish-presdientin Hashim Thaçi.

I pari i ekzekutivit tha se marrëveshja që arriti në Ohër nuk është e shkëlqyeshme, por sipas tij ka një përparësi sepse nuk e cenon mundësin për të ecur përpara.

“Pse mendoni që e kam personalisht, unë e kam lexuar tekstin dhe e kam analizuar. Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo çka është e rëndësishme është se nuk na e cenon fare mundësin për të ecur përpara, marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem”, u shpreh Kurti.

Kurti: Më nuk po e shoh qenin tapall te porta e QKUK-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është pyetur për një deklaratë të tijën të bërë gjatë fushatës zgjedhore të vitit 2019.

Atë kohë, Kurti kishte premtuar se do të bënte ndryshime në sistemin shëndetësor dhe do të përmirësonte shumë efikastitetin e këtij sektori.

Ai madje kishte vënë theksin te “qeni tapall” që gjendet në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Në një intervistë në Dukagjini ai u pyet sërish, se a është më “qeni tapall” në portën e QKUK-së.

 “Nuk e di, unë nuk e kam parë”, tha ai.

Kryeministri Kurti konfirmon takimin e radhës të nivelit të lartë me Vuçiqin

Shefi i ekzekutivit Albin Kurti ka konfirmuar se takimi i radhës me presidentin serb Aleksander Vuçiq do të mbahet në muajin prill.

Këto deklarime i bëri në Debat Plus, duke shtuar se fillimisht do të mbahet një takim mes kryenegociatorësh.

“Ne do të takohemi në prill, fillimisht kryenegociatorët do të takohen e më pas niveli i lartë.

Aty do të flasim për zbatimin e marrëveshjes”, tha ndër tjerash Kurti.

Kurti: Parimi ynë atëherë ka qenë “jo Zajednicës”, edhe sot jemi “jo Zajednicës”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Kosovën për shkak se premton të ardhme më të mirë.

Ai ka thënë se deklaratat e tij që i kishte bërë në të kaluarën nuk mund të përdorën tani dhe ka shtuar se po të ishte kryeministër në atë kohë, “do të ishte më mirë edhe për Kosovën”

“Vullneti i popullit na ka sjellë këtu. Na kanë votuar për të qeverisur mirë”, shtoi ai.

Tutje Kurti tha se nuk do të ketë “Zajednicë” as me këtë marrëveshje dhe vazhdon të i qëndrojë atij parimi.  

“Ajo që është më e vlefshme, nuk e cenon mundësinë të ecim përpara. Mos kërkoni prej meje të flasim për mua në vitin 2013. Parimi jonë atëherë ka qenë “jo Zajendicës”, edhe sot jemi “jo Zajednicës’”, përfundoi ai.  

Kurti: Nuk lejova që Asociacioni të bëhet kusht për negociatat, Serbia hoqi dorë nga kjo kërkesë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Serbia gjatë gjithë vitit 2021 dhe 2022 ka insistuar që zbatimi i Asociacionit të jetë parakusht për diskutimin e marrëveshjes.

Kurti thotë se nuk e ka lejuar që Asociacioni të jetë parakusht për zbatimin e marrëveshjes. Këtë e ka bërë pas takimit trelateral që e kanë pasur më 18 gusht me përfaqësuesin e BE’së, Joseph Borrell, emisarin special të dialogut, Miroslav Lajcak, dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Serbia gjatë vitit 2021 dhe 2022 ka insistuar tërë kohën që zbatimi i Asociacionit të jetë parakusht për të diskutuar për marrëveshjen, kjo ka përfunduar me datën 18 gusht. Më datën 18 gusht, në takimin që kemi pasur me Borrellin dhe Lajcak, njëherë bilateral e pastaj trelateral edhe me presidentin e Serbisë, përfundimisht u vulos që të fillojnë bisedimet për kornizën e përgjithshme të marrëveshjes. Tri javë më vonë na vjen drafti i parë.

 Ai është momenti që unë assesi nuk kam lejuar që Asociacioni të jetë parakusht për marrëveshje sa i përket zbatimit, të jetë në preambulë apo nenet e para por gjithsesi vetëm në kuadër të atyre 39 marrëveshje, që unë dal kryeministër tërësisht joserioz nëse them se nuk janë bërë”, tha Kurti në Rtv Dukagjini.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat