Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është i ftuar sonte në emisionin ‘Debat Plus’ po flet për dy vitet e qeverisjes.
Kurti u deklaruar për marrëveshjen e dakorduar në Ohër me 18 mars në mes tij dhe presidentin serb Aleksander Vuçiq për normalizimin e raporteve sa më shpejt që të jetë e mundur.
Gazetari e pyeti Kurtin se a do të protestonte nëse këtë marrëvshje do ta kishte arritur ish-presdientin Hashim Thaçi.
I pari i ekzekutivit tha se marrëveshja që arriti në Ohër nuk është e shkëlqyeshme, por sipas tij ka një përparësi sepse nuk e cenon mundësin për të ecur përpara.
“Pse mendoni që e kam personalisht, unë e kam lexuar tekstin dhe e kam analizuar. Kjo nuk është marrëveshje e shkëlqyeshme, por ajo çka është e rëndësishme është se nuk na e cenon fare mundësin për të ecur përpara, marrëveshjet e kaluara e kanë pasur këtë problem”, u shpreh Kurti.