Kryeministri Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi

Aktuale

Kryeministri Kurti tregon çka nënkupton vetmenaxhimi

Më: 29 mars 2023 Në ora: 21:15
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ftuar sonte në emisionin ‘Debat Plus’ ka shpjeguar termin ‘vetmenaxhim’ i komunitetit serb në Kosovë lidhur me neni 7 të planit të Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kurti tha se termi vetmenaxhim nuk i referohet komunave, por komunitetit.

Ai tha se vetmenaxhimi ka të bëjë me identitetin që kanë banorët, jo me territorin ku banojnë.

“Vetmenaxhimi përket nenit 7 që thotë vetmenaxhim për komunitetin serb, nuk thotë për komunat, nëse vetmenaxhimi do të ishte tek komunat atëherë do të kishte të bënte me vetëqeverisje, mirëpo vetmenaxhimi nuk I referohet serbeve në territorin ku banojnë por, në identitetin që kanë. Pra, komuniteti serb do të ketë vetmenaxhim”, tha Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat