Kurti tregon se kush do ta shkruajë statutin për Vetëmenaxhimin, përmend Rakiqin

Aktuale

Kurti tregon se kush do ta shkruajë statutin për Vetëmenaxhimin, përmend Rakiqin

Më: 29 mars 2023 Në ora: 21:17
Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti është deklaruar në lidhje me pikën e Vetëmenaxhimit të përfshirë në Marrëveshjen e Ohrit.

Kurti ka treguar përbërjen e ekipit të mundshëm që do ta shkruajnë statutin për Vetëmenaxhim.

“Duhet të dihet mirë statusi i ekipit menaxhues, para se të draftojnë statute për vetëmenaxhim. Ekipi përbëhet nga gjashtë veta, janë emëruar në shtatorin e vitit 2020 dhe vendimin e ka marrë ish zv-kryeministri Goran Rakiq nga Lista Serbe, e cila dha dorëheqja nga qeveria ime,”- ka thënë Kurti, duke shtuar se në këtë ekip janë, “dy serbë nga veriu, dy serbë nga jugu, shefi i OSBE-së dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal.”

Tutje, kreu i ekzekutivit ka treguar se ky ekip do të duhej ta bëjë statutin për Asociacionin.

“Në bazë të marrëveshjes së 2015 ky ekip menaxhues do duhet ta draftojë statutin e Asociacionit. Nuk e di saktësisht kush është në përbërje, por është evidente që duhet të dihet statusi i ekipit,”– ka thënë ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat